Ishte nder të isha mik te kryeministri Orban. Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ku ka nevoja mbreslënëse, transformuese, ku ka shumë për të mësuar. I jam shumë mirënjohes kryeministrit. Duam të bashkëpunojmë jo vetëm për sa i përket ekonomisë, por edhe arsimit. Të mbështesim të rinjtë dhe talentet. Të inkurajojmë familjet që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë. Jam mirënjohës dhe pres me padurim të shtojmë bashkëpunimin. Miqësia me Hungarinë është shumë e vjetër. Ju na dhuruat mbretëreshën, ne ju dhuruam golashënuesin më të mirë të Ferencevarosit.