Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Këtë lajm kaq të ëmbël e dha vetë aktori nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku zbuloi se vogëlushja kishte ardhur në jetë.

Ashtu siç kanë zbuluar dhe më parë, princeshën e tyre e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Alina. “Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar aktori krahas postimit.

Kujtojmë se në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë.

Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!