Home AKTUALITET Hyseni raporton në kuvend për shkarkimin e Metës: Sjelljet e presidentit janë...

Hyseni raporton në kuvend për shkarkimin e Metës: Sjelljet e presidentit janë shkelje të rënda të kushtetutës, kanë patur një ndikim shumë të keq në opinionin publik

12
Erion Murataj PSD

“Më lejoni që në emër të Komisionit Hetimor të paraqes konkluzionin e marrë nga ne. Raporti ndahet në nëntë kapituj. Janë hetuar të gjitha shkeljet e bëra të presidentit të bëra përsa i përket sjelljeve dhe qndrimeve të tij të caktuara për cështje të ndryshme. Për shkak të volumit të madh të raportit dhe është shpërndarë tek kolegët deputetë, ne e kemi përmbledhur.

Në kuvendin e Shqipërisë është depozituar kërkesa e 49 deputetëve, me propozimin për shkarkimin e presidentit Meta. Komisioni Hetimor u përbë nga nëntë anëtarë dhe katër anëtarë të tjerë zëvendësues, të cilët i falenderoj për pjesëmarrjen e tyre në cdo mbledhje. Objekti i veprimtarisë së Komisionit ishte hetimi i veprimeve të ndërmarra nga presidenti dhe pasojat që kanë sjellë këto veprime apo akte të ndërmarra nga presidenti.

Komisioni u bazua në fakte dhe rrethana të cialt janë shënuar edhe në raport. Presidenti me veprimet e tij ka shkelur shumë nene të kushtetutës, të cialt konsiderohen si shkelje të rënda. Sjelljet e presidentit kanë pasur një ndikim shumë të keq.”