Pas shumë kohësh pritje, më në fund Ledri Vula dhe Majk sollën bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Marr”. Kënga është shumë ritmike dhe padyshim që shumë shpejt do të kthehet në një hit veror.
Kujtojmë se dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.
Kjo është hera e parë që dy reperët bashkojnë forcat me njëri-tjetrin pas largimit të Ledrit nga “Babastars”.
Kujtojmë se më 22 qershor të vitit të kaluar Ledri Vula, në një intervistë për NIN, tha se atë verë do vinte me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk.
E teksa bashkëpunimet e para u publikuan dhe shkaktuan goxha impakt, kënga me Majk ende nuk u publikua dhe nga artistët nuk kishte asnjë lajmërim. Madje, Ledri tha në intervistë se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin.
Mirëpo, “Prive” raportoi se çunat e kishin lënë për një moment të dytë publikimin e këngës dhe më në fund ai çast erdhi.