Damien Tarel, i riu i cili goditi me shuplakë para dy ditësh presidentin e Francës, Emmanuel Macron gjatë një vizite zyrtare në departamentin e Drôme në Francën juglindore, është dënuar me 4 muaj burg. Sipas “TheHindu.com” 28-vjeçari i cili e përshkruan veten si patriot i krahut të djathtë, u dënua në gjykatën e qytetit juglindor të Valence.
Ai tha se kishte menduar që t’i gjuante me veze ose tartë qëkur mori vesh se Macron do të vinte ne qytetin e tij të lindjes, dhe se shuplaka ishte diçka impulsive.
“Kur e kisha aty përballe vetes, ndjeva një neveri të për të. Vështrimi i tij miqësor, ndërkohë që Franca është në një krizë të vazhdueshme, më erri sytë dhe pata reagova dhunshëm. Ishte një reagim impulsiv”, – tha ai para gjykatës.