Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur këtë të hënë të shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së Kosovë, Valdete Daka.
Ne letrën e shkarkimit që mban firmën e Presidentes Osmani thuhet se kreu i KQZ duhet te jete i pavaruar.
Ditën e sotme qarkulloi në mediat kosovare lajmi që Osmani i ka kërkuar Dakës të japë dorëheqjen gjatë një takimi që kanë zhvilluar së bashku.
“Komisioni Qëndror i Zgejdhjeve është organ kushtetues dhe i pavarur,i cili drejton dhe i verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më i rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të vecantë për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet ndër të tjera në letrën e shkarkimit.