Fotoja e publikuar shfaq momentin kur policët e Maryland e godasin me elektroshok një adoleshent, pavarësisht që ai kishte ngritur duart lartë dhe në një formë ishte “dorëzuar”.
Videoja që është bërë virale dhe ka marrë mbi 2.3 milionë shikime, shfaq adoleshentin me duart e ngritura larg – derisa ishte i rrethuar nga të paktën pesë policë në Ocean City.
Megjithatë ata e godasin me elektroshok – ku nga dhimbja e madhe ai rrëzohet në tokë dhe mbi të vërsulen policët për ta prangosur.
“Çfarë po ndodhë me ju”, dëgjohet duke pyetur një kalimtar rasti të cilit policia i kërkon të largohet nga vendi i ngjarjes.
Gjithçka ndodhi pas i riu me disa shok po “tymoste” në hapësira publike, që në këtë shtet ndalohet dhe ende nuk dihet përmbajtja e asaj që ai kishte tymosur.