Elbasani vijon te mbetët bashkia me nivelin më të lartë të ndotjes.
U bën vite tashmë që zona më e ndotur në Elbasan vijon të mbetet ajo e metalurgjikut ku si pasojë e zhvillimit të industrisë së rëndë dhe mos zbatimit të ligjit niveli I ndotjes këtu është kthyer në një shqetësim serioz për banorët që jetojnë në këtë zonë .
Specialistët e mjedist edhe pse kanë vite që ngrenë alarmin për nivelin e ndotjes në Elbasan thonë se kjo situatë vijon e tillë për shka se ligji nuk zbatohet nga ata të cilët janë në krye të institucioneve përkatëse.
Ndotja në Elbasan është përfolur prej vitesh si një nga shkaktarët e sëmundshmërive të ndryshme në këtë zone bazuar në disa studime të mëparshme Elbasani rezulton një nga qarqet me numrin më të madh të sëmundjeve të paidentifikueshme .