Një diamanti 1,098 karat është gjetur nga minatorët në Botsvana. Ky mund të jetë diamanti i tretë më i madh i këtij lloji në botë, duke sjellë shpresë për kombin e varfër afrikan. Ai pason zbulimin e një diamanti 998 karat në minierën verilindore të Botsvana në muajin Nëntor.
Botsvana është prodhuesi kryesor në Afrikë. Diamanti, i cili akoma nuk ka një emër, është i gjatë 73 mm, 52 mm i gjerë dhe 27 mm i trashë.
“Ky është diamanti më i madh nga Debswana në historinë e saj prej mbi 50 vjetësh në këtë punë”, tha Lynette Armstrong, Drejtorja Menaxhuese e kompanisë së diamanteve Debswana.
Zbulimi i tij nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë pasi pandemia Covid-19 goditi shitjet e tyre vitin e kaluar. Kompania po planifikon të rrisë prodhimin për të arritur nivelet para pandemike ndërsa tregu global i diamanteve ka filluar të rimëkëmbet me lehtësimin e masave dhe rihapjen e argjendarive.
Klan News