Janë gjetur kufomat e 13 minatorëve që ishin bllokuar më 10 qershor pas një përmbytjeje në një minierë hekuri në provincën Shanxi në veri të Kinës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, autoritetet njoftuan se kishin gjetur trupat e 13 punëtorëve të cilët ishin bllokuar në minierë.

Autoritetet gjithashtu njoftuan se kishte përfunduar edhe identifikimi i kufomave. Bllokimi i tyre ne miniere ndodhi 8 dite me pare, pas nje permbytjeje qe coi ne vdekjen e tyre.

(E.H/Faxweb.al)