Klea Huta është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar dhe na ka vërtetuar se ajo mund të përballojë më së miri skena e spektakle të mëdha. Mirëpo rruga e saj drejt televizionit nuk ka qenë aspak e lehtë për të, sepse shpesh ka hasur në brryla.
Mbrëmjen e djeshme ajo ishte ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu detaje nga jeta e saj private e profesionale. Klea u shpreh mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugën e televizionit, por theksoi se ka pasur edhe shumë brryla.
E pyetur nëse ja kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar, ajo u përgjigj.
Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.
Ajo nuk preferoi të jepte detaje, por tha se i është bërë një lojë shumë e pistë.
“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.
Ajo tha se bëhet fjalë për një vajzë moderatore, por nuk preferoi të përmendte emra. Klea tha se personi në fjalë vazhdon të sillet shumë mirë para syve të saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
icon style