Tiranë

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E. B., 40 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç.

Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

fax web