U tha se nuk janë më bashkë, Armina Mevlani tregon si qëndron e vërteta e lidhjes me Shkëlzen Berishën

Para pak javësh Armina Mevlani festoi 30-vjetorin e lindjes në një festë përrallore e cila na zhyti në botën e bukur të sirenave, ku sigurisht nuk munguan disa prej personazheve më “In” të kryeqytetit. Blogger-ja e njohur publikoi në Instagram disa momente të bukura nga ajo natë, por ndjekësve, të vëmendshëm si kaherë, nuk mund të mos u binte në sy mungesa e një personi: Shkëlzen Berishës, i cili nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit.

Kaq mjaftoi që rrjeti të ndizej nga aludimet e para që gjërat nuk po shkonin mirë mes tyre. Armina i hodhi poshtë të gjitha këto dyshime pasi publikoi në Instagram një foto të saj, në të cilën shfaqej e rrethuar me disa tufa lulesh dhe tregoi se të gjitha i ishte marrë nga familjarët, miqtë dhe partneri i saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur që ta konfirmojë më gojën e saj që këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë, janë të rreme pasi ajo dhe Shkëlzeni janë bashkë dhe shumë të lumtur madje.

“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e ka pyetur ndjekësi/ja. “Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me dashurinë e saj.

living al