Gjermania i dha një leksion Portugalisë dhe e sheh më me optimizëm kualifikimin në fazën tjetër të Europianit , që do të vendoset nga përballja me Hungarinë.

Por ndeshjes vendimtare djemve të trajnerit Low do t’i mungojë një nga personazhet më karizmatike, sulmuesi i Bayer Munich Thomas Mueller.

Sipas gazetës Bild, futbollisti do të mungojë sigurisht kundër Hungarisë të mërkurën, por mund të humbë edhe ndeshjen e 1/8, për shkak të një problemi në gju.

Mueller mund të zëvendësohet nga Leon Goretzka, ndërkohë që me Gjermaninë nuk u stërviten as mbrojtësi Hummels dhe mesfushori Gundogan.

fax web