Ish-shokë skuadre, miq, por edhe rivalë në fushë. Arturo Vidal dhe Luis Suarez nuk e kanë kursyer njëri-tjetrin në ndeshjen e Copa America mes Kilit dhe Uruguait.
Ndeshja është mbyllur në barazim, ashtu si numri i faulleve që të dy i kanë bërë njëri-tjetrit. Në përfundim të ndeshjes, dy lojtarët kanë zhvilluar një bisedë argëtuese:
“Më more me shkelma”, i ka thënë Vidal Suarez-it. Pistolero është kundërpërgjigjur: “Duhet të japësh gjithmonë maksimumin”.
“Shiko si më ke goditur”, ka vazhduar kiliani. “Ti më ke vrarë këtu”, është kundërpërgjigjur Suarez duke treguar kaviljen.
fax web