Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se shqiptarët vitin e kaluar ishin llogaritut si qytetarët më të varfër në Evropë.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se edhe gjatë pandemisë shqiptarët patën ndihmën më të ulët në rajon dhe sipas tij është rritur varfëria.

“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën”, thekson kreu i opozitës.

Lideri i demokratëve deklaron se tani është koha për ndryshim dhe vendi ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët.

“Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, mbyll reagimin e tij Lulzim Basha.