Zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste live. Ai pretendon se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar likuidimin e tij fizik.

Shala, i ftuar në emisionin Pressing në T7, tha se fushata kundër tij ka nisur që në vitin 2013 dhe që prej asokohe nuk është ndalur.

“Është pjesë e fushatës që bëhet ndaj meje… Fushata fillon qysh në vitin 2013 kur jam bërë drejtor. Ka pasur fushatë të vazhdueshme. Jo gjuhë, por thirrje për likuidim fizik, publik prej Vetëvendosjes,”– shtoi ai.

Sot ai bëri një koment seksist ndaj deputetes Daorsa Kica-Xhelili, duke i shkruar: Bukuroshe hajde kënaqemi! Por më pas kërkoi falje!

Fax