Monedha dixhitale ka humbur më tepër se 50% të vlerës së saj që nga koha kur arriti vlerën më të lartë prej $64,870 në muajin prill. Vlera aktuale e Bitcoin në treg është rreth $28,890.
Një ndikim mjaft të madh në këtë rënie ka patur Kina, pasi detyroi bankat që të ndalojnë suportimin e transaksioneve përmes monedhës dixhitale. Ky urdhër vjen pas atij që u dha ditën e premte për të ndaluar Bitcoin mining në provincën Sichuan. Autoritetet mbyllën 26 aktivitete mining vetëm javën e kaluar.
Kina ishte përgjegjëse për 65% të prodhimit të Bitcoin vitin e kaluar, dhe provinca Sichuan ishte prodhuesi i dytë më i madh sipas një raportimi nga University of Cambridge.
Disa analistë kanë paralajmëruar më parë se mund të ketë një rënie të fuqishme në çmimin e Bitcoin për shkak të fenomenit të quajtur “kryqi i vdekjes”, i cili ndodh në momentin kur një short-term average trendline kalon nën një long-term average trendline.
Dhe kriptomonedhat e tjera u shoqëruan nga një rënie në vlerë dhe tani investitorët janë të shqetësuar nga qëndrimet e forta që po pengojnë zhvillimin e tyre.
geek room