Si në çdo shtëpi tjetër edhe në shtëpinë e Arbana Osmanit kumbon televizori nga ndeshjet e kampionatit. Partneri i Arbanës, Eduarti është një tifoz i “çmendur” i Gjermanisë dhe gjatë ndeshjes së tyre ai ishte pozicionuar para ekranit.
Ndërsa, Arbana me gjithë zhurmën e ndeshjes po përpiqej që ta vendoste djalin e tyre, në gjumë, por mjaftoi një gol për ta zgjuar të voglin.
Arbanës ky moment nuk i shpëtoi pa një story mbi të cilën kishte shkruar “Do të vras”. Story e cila është pritur keq nga “Instagrami” të cilët ja kanë fshirë videon pasi sipas tyre është dhunë ndaj burrave.
Në storyn e rradhës Arbana ka hedhur foton ku shihet se Instagram ka fshirë videon e saj dhe mbi të cilën moderatorja ka shkruar: O zot Instagram nuk do e vras vërtet. Eeee s’ka, ‘Instagrami’ nuk e toleron dhunën ndaj burrave.