Toni Kroos pranon të jetë shtangur nga largimi i Sergio Ramos nga Real Madridi, me mesfushorin gjerman duke pretenduar se “ishte e pakonceptueshme të mendohej që fituesi i Kupës së Botës nuk do ta përfundonte karrierën e tij në Santiago Bernabeu”. 35-vjeçari nuk do të “varë këpucët në gozhdë” në kryeqytetin spanjoll, pasi nuk gjeti akord me klubin për të rinovuar.
Ai tani është duke u përgatitur për një sfidë të re pas 16 sezonesh me asnjë zgjatje të rënë dakord për kontratën e tij që skadon. Kroos pranon se nuk do të jetë njësoj pa kapitenin: “Unë nuk e njoh Real Madridin pa Ramos. Ishte e pakonceptueshme që të mos e mbaronte karrierën e tij me Real Madridin. Personalisht prisja që ai të qëndronte.
Sergio nuk është vetëm një lojtar i klasit të parë, por edhe kapiteni më i mirë që kam parë ndonjëherë, sepse gjithmonë luftonte për ekipin, brenda dhe jashtë fushës. Nëse pyesni 100 sulmues rivalë se me cilin mbrojtës ju ka pëlyer më pak të luajnë, emri i Ramos do të përmendet mjaft shpesh.
Ishte mirë ta kishim atë në ekipin tonë. Tani po ikën, por jam i sigurt që do ta shohim përsëri te Real Madridi, pavarësisht rolit të tij. E shoh neglizhencë të kesh dikë të tillë në klub dhe të mos e mbash. Ai ende mund të kontribuojë shumë”.
fax