Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët nëse ka ministra apo kryebashkiakë që ndërhyjnë te puna e policisë, siç ishte rasti i Pjerin Ndreut në Lezhë. Rama tha se koha kur zyrtarët nuk njihnin semaforin, ka përfunduar, dhe se vetë ai është i pari që nuk e shkel këtë rregull.
“Së pari njëherë nuk e kuptoj se ku e pe mbulesën e PS-së për rastin konkret, është bërë një denoncim, dhe çështja mes palëve zgjidhet në rrugë ligjore. Ku e pe mbulesën e PS-së, mos vallë unë thashë që ka bërë mirë, dhe ska ndonjë problem. Ka bërë shumë gabim, dhe duhet të përgjigjet në rrugë ligjore.
Kur të kapni makinat e mija apo të ministrave që nuk respektojnë semaforët, hajdeni dhe më pyesni mua, unë respektoj çdo semafor, me përjashtim të ndonjë rasti urgjent, u kujtoj se shoferët e ministrave kanë marrë gjobë për moszbatimin e këtij rregulli. Mos të flitet këtu sikur jemi në kohën e atyre që nuk donin tia dinin për semafor.
Sa i takon ndërtimeve pa leje, është punë dhe proces i vazhdueshëm, nuk është një proces që e mbaron dhe nuk ka më, nuk mund të bëjmë krahasime fare fare”, tha Rama.
fax