Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Kryeministri Rama u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili nuk i kurseu akuzat ndaj disa punonjësve të policisë së Lezhës, të cilët kanë ngritur dhe padi ndaj kryebashkiakut të Lezhës për pengim të ushtrimit të detyrës.

Në lidhje me këtë cështje, kreu i qeverisë është shprehur se kur vjen puna për ofendimin e policisë së shtetit, askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi dhe të përballet me ligjin.

Por, sipas Ramës, policisë i bëhet një ofendim tjetër i përditshëm, kur i hidhet faji për cdo gjë që ndodh, shumë më i madh se sa ofendimi individual, se ai individual zgjidhet.

“Unë do shqetësohesha nëse policia apo strukturat përkatëse nuk do kishin ndjekur rrugë ligjore.

Të gjithë gabojmë dhe duhet të përgjigjen për gabimet e tyre dhe rëndësi ka që në këtë rast nuk kemi një tolerim të faktit që një zyrar i lartë ofendon një patrullë apo një grusht punonësish policiie, por ofendimi më i madh që i bëhet është mungesa e mbështetjes dhe përmbytja e opinionit me gjysmë të vërteta që janë gënjeshtra të mëdha.

Nese do ishte kështu, atëherë në SHBA ku vriten me dhjetëra njerëz në një rast tragjik, në një moment do duhej që strukturat e policisë së SHBA-ve të coheshin në gjyqin e fundëm popullor. Por nuk ndodh kështu, kështu që, unë dua ta përsëris që ne jemi të shqetësuar cdo ditë që punët të bëhen më mirë. “, është shprehur ndër të tjera Rama në reagimin e tij në lidhje me këtë çështje.

fax