Konfirmohen dy raste të variantit të koronavirusit Delta në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Nga 22 mostra të dyshimta që ishin dërguar për analizë në Berlin, 2 prej tyre u dolën pozitive me variantin Delta.
Lidhur me këtë fakt, nëse do të ketë variante të reja të COVID, si Delta që po qarkullon në disa vende, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik nënvizoi se do të rishikohen masat. Variantet e reja të COVID, tha Fico, kanë sjellë në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja, ndaj iu bëri thirrje të vaksinohen.
“Nëse do ketë variante të reja do rishikojmë masat. Ne sjemi imun ose të mbrojtur nga variante të caktuara. ISHP bën kërkime për të verifikuar prezencën e deltës, por nëse e ke komshi prite se do të të vijë në shtëpi. Me hapjen që kanë pësuar edhe shtetet e tjera, grupet e të rinjve janë të parët që duan të lëvizin. Ajo që synojmë është mbulesa vaksinale. Persona që pas vaksinimit janë në situtën që përjetojnë shumë pak nga simptomat. Format e reja mutante apo variancione të reja, kanë sjelle në vëmendje dhe prekjen e moshave të reja. Ne me mbulesën vaksinale duam të cekim edhe mosha të tjera që e bën më të lehtë për të menaxhuar këtë situatë. Iu bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen”, tha Fico.
new bomb