E vetmja kompani që vendosi të marrë pjesë me persona në eventin më të madh të smartphoneve në Spanjë, MWC, ishte Huawei.
Ata u vendosën në zonën më të madhe dhe më të ndriçuar të kongresit, ku paraqitën linjën e tyre të smartphone-ve, smartwatches dhe pajisjeve të tjera nën sloganin “Lighting Up the Future”.
Prezenca e Huawei në këtë event ishte mjaft e rëndësishme pasi Evropa është një ndër tregjet kryesore për kompaninë, pasi në këtë kontinent kanë arritur të shesin smartphone-t e tyre flagship në masë. Gjithashtu Huawei është mjaft energjik për prezantimin e sistemit të ri operativ të ndërtuar nga vetë ato, HarmonyOS, i cili tenton të konkurojë me Android dhe iOS në betejën për të dominuar tregun.
Huawei është një ndër kompanitë me të mëdha të prodhimit të pajisjeve të rrjetit të telekomunikacionit dhe kërkon që operatorët të përdorin këto pajisje për të ndërtuar rrjetin super të shpejtë 5G. Gjatë mbledhjes së ditës së sotme, Ryan Ding nënvijëzoi inovacionet në pajisjet e tyre për ndërtimin e rrjetit 5G të cilat janë mjaft të thjeshta për t’u instaluar dhe ulin konsumin e energjisë.