Franca tashmë është eliminuar nga EURO 2020, por ndeshja me Zvicrën mbetet në qendër të debatit.

Kritika të mëdha në drejtim të Didier Deschamps, por në anën tjetër edhe me mënyrën se si ‘gjelat’ i eliminuan ndaj Zvicrës.

Ishte në gjuajtjen e penalltive, një moment jete dhe vdekje, dhe tifozët kanë një dyshim në lidhje me eliminimin e kampionëve të botës.

Siç raportohet nga RTL Sport, janë më shumë se 240,000 njerëz që kërkojnë të përsërisin ndeshjen midis Francës dhe Zvicrës .

Ata kanë nënshkruar peticionin përmes faqes ‘Les Lignes Bougent’, ku ky peticion ka marr mbështetje në orët e fundit.

Kjo po bëhet pasi shumë tifozë kanë dyshime që penalltia e fundit e gjuajtur nga Kylian Mbappé, ylli i Francës, e që u prit nga Yann Sommer, portieri zviceran.

Në ankesë thuhet se portieri i Borussia Mönchengladbach, nuk e respektoi rregullin që portierët nuk duhet të lëvizin nga vija e portës.

Kjo shihet edhe me imazhet nga ai moment.

Por si përfundim UEFA nuk do të pranojë përsëritjen e ndeshjes, pasi e gjithë situata u rishikua nga VAR dhe vendimi nuk ndryshoi.

fax