Në të ardhmen ne do të kemi mundësinë të ruajmë kartën e vaksinimit kundër COVID-19 në pajisjen tonë Android. Google ka update-uar API për të shtuar këtë mundësi, siç u bë e ditur nga vetë kompania ditën e mërkurë në një postim në blog.
Mirëpo kjo nuk do të thotë që shërbimi është gati. API e update-uar do t’i japë mundësinë zhvilluesve nga agjensitë e qeverive dhe organizatave të kujdesit shëndetësor të krijojnë versione dixhitale të kartave të vaksinës ose rezultateve të testeve.
“Sapo një përdorues të vendosë versionin dixhital të COVID Card në pajisjen e tyre, ata do të kenë mundësinë ta aksesojnë atë përmes një shortcut në home screen të pajisjes dhe kur të mos kenë internet ose të ndodhen në zona ku ka shërbim të dobët interneti” shkruhet në postim.
API i update-uar është prezantuar fillimisht në SHBA dhe më pas do të prezantohet në shtetet e tjera në mënyrë progresive.
geek room