Krahu i djathtë i Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, raportohet të ketë zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Sipas mediave turke, mësohet se në një vizitë sekrete në Tiranë, Kalin është takuar me Kryeministrin Rama.
“Pas takimeve në Ambasadën e Turqisë në Tiranë, Kalin u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, pa praninë e mediave. Pjesë e takimit ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, dhe Kryekëshilltari i Presidencës së Turqisë, Sabri Demiri”, shkruana Anadoly Agency.
Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën, Kalin tha se rikujtoi se vizitat kryeministri shqiptar i ka realizuar në Turqi në janar dhe qershor kanë qenë tepër të frytshme dhe se në këto takime janë diskutuar detajisht marrëdhëniet dypalëshe.
“Sot kishin takime për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri. Kishim mundësi të flisnim detajisht si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale”, u shpreh Kalin.
Kalin njihet si krahu i djathtë i presidentit Erdogan dhe se ai shfaqet sa herë që ka çështje të nxehta për t’u diskutuar. Ai ishte negociatori i delegacionit turk në bisedimet e para me palën greke që solli më pas uljen në një tryezë të nivelit të lartë mes dy shteteve, pas konfliktit për detin Egje dhe kërkimeve për naftë.
A ishte çështja e Gylenistëve, arsyeja e vetme e vizitës në Tiranë?
Sipas mediave turke, i dërguari i Erdogan ka folur për çështjen e Gylenistëve që veprojnë në Shqipëri. Ankaraja kërkon që Shqipëria t’i ndëshkojë ato.
Kal?n tha po ashtu se kanë punime të rëndësishme me autoritetet shqiptare për sa i përket luftës kundër organizatës terroriste FETO, duke shtuar se nuk do të lejojnë që kjo organizatë t’i dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve përmes manipulimeve të ligjeve në vendet ku gjenden.
“Siç e ka përmendur edhe presidenti ynë (Recep Tayyip Erdogan) disa herë, kjo organizatë përbën rrezik të madh edhe për vendet ku gjendet, por në të njëjtën kohë, e dimë se bëjnë aktivitete të ndryshme manipulative për të helmuar dhe prishur marrëdhëniet midis vendeve ku gjenden dhe vendit tonë”, shtoi ai.
Kalin njoftoi se gjatë takimit të tij po ashtu u diskutuan detajisht çështjet rajonale, paqja në Ballkan, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, Bashkimi Evropian dhe çështjet globale.
Ai nënvizoi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë vazhdojnë të forcohen tutje dhe se dy vendet do t’i vazhdojnë intensivisht punimet për thellimin dhe zgjerimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.
Në një pyetje në lidhje me miratimin e buxhetit shtesë nga ana e parlamentit shqiptar për të blerë dronë nga Turqia, Kalin tha se bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes është i rëndësishëm dhe shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë që të mbështetet siguria, paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë.
“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalin.
Duke folur mbi fushat e bashkëpunimit, Kalin tha se institucionet turke kryejnë aktivitete të ndryshme në Shqipëri, siç janë TIKA në fushën e restaurimit dhe rigjallërimit të trashëgimisë historike dhe Fondacioni ‘Maarif’ në fushën e arsimit.
Ai theksoi se Shqipëria është vend me të cilin Turqia ka rrënjë dhe marrëdhënie të thella historike dhe vend me të cilin sot bashkëpunon në fusha të ndryshme, siç janë fusha e tregtisë dhe ajo e sigurisë.
“Siç e dini, gati 600 kompani turke kanë biznese dhe investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri sot. Po kështu, njerëzit tanë vijnë këtu dhe vëllezërit tanë shqiptarë vijnë shpesh në Turqi. Në mënyrë që të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha këto fusha dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në fushat e arsimit dhe kulturës, ne do të vazhdojmë punën tonë edhe në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësi i presidencës turke.
Ai gjithashtu, sipas AA, përmendi edhe 500 banesat e ndërtuara në Shqipëri pas tërmetit, duke thënë se ato pritet të finalizohen në gusht dhe t’u dorëzohen pronarëve.
“Në të njëjtën mënyrë, në këtë periudhë pandemie, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, këtu u ndërtua një spital në një kohë shumë të shkurtër, me udhëzimet e presidentit tonë. Ne patëm po ashtu mundësinë të bënim furnizim me vaksina. Në periudhën e ardhshme, ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin tonë me Shqipërinë në të gjitha këto fusha, përfshirë shëndetësinë”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

FAX