Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryetarin e sapo zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se me zgjedhjen e Krasniqit sot në krye të PDK-së, kjo forcë politike do të ketë një udhëheqje të qëndrueshme për ti çuar më përpara reformat.
“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.”, shkruan ndër të tjera në urimin e tij kryeministri Albin Kurti.
Reagimi i plotë i Albin Kurtit:
I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.
fax