Sipërmarrja e hapjes së tuneleve të Elon Musk, The Boring Company ka bërë një kërkesë drejtuar kryetarit Dean Trantalis të Fort Lauderdale për zhvillimin e konceptit “Tesla in a tunnel” në këtë qytet.
Përmes një tweet-i Trantalis e quajti projektin si një mënyrë inovative dhe e paparë për t’i dhënë zgjidhje problemit të trafikut. Kjo marrëveshje nuk është zyrtarizuar ende, por nga projekti mësuam se tuneli do të quhet “Las Ollas Loop” dhe do të lidhë qendrën e qytetit me zonën e plazhit.
The Boring Company deri më tani ka hapur vetëm 3 tunele, një testues në LAdhe dy tunele 1.2 kilometra nën Las Vegas Convention Center, dhe akoma nuk e ka provuar efikasitetin e saj. Idea fillestare e Elon ishte krijimi i një kalimi nëntokësor për makinat autonome elektrike që transportojnë shumë pasagjerë, mirëpo tani kjo ide është vëzëndësuar me krijimin e një sistemi që do të lejojë vetëm kalimine makinave Tesla.
Kjo kompani përveç Fort Lauderdale i ka dërguar një propozim dhe Miami për ndërtimin e një sistemi prej $30 milionë. Projektet e mëparshme në Washingtondhe Chicago me sa duket janë anuluar.
Detajet e mëtejshme të propozimit në Fort Launderdale, si gjatësia e tunelit dhe kosto totale e tij janë ende të paditura.
Geek