Nëna e Britney Speras, Lynne Spears, ka folur për herë të parë pas rrëfimit tronditës të së bijës për kujdestarinë e të atit. Lynne ka folur për herë të parë përmes një lidhje telefonike me “The New Yorker” në lidhje me kujdestarinë.
“Kam ndjenja të përziera për gjithçka. Nuk e di çfarë të mendoj… ka shumë dhimbje, shumë shqetësim. Jam mirë. Jam mirë në shmangien e gjërave”, është shprehur Lynne Spears.
Gazetarët të cilët kanë komunikuar me të, kanë treguar se ajo nuk ka preferuar të japë shumë detaje në lidhje me çështjen e kujdestarisë dhe se do i duhej të mbyllte celularin nëse do i afrohej ndonjë nga familjarët e saj.
Kjo shënoi komentet më të hollësishme publike që Lynne ka bërë në përgjigje të betejës ligjore të vajzës së saj, megjithëse ajo ka shprehur mbështetjen për këngëtaren ndër vite.
Ndërkohë edhe motra e saj, Jamie Spears i ka dalë në mbrojtje Britney-t. Në fillim të kësaj jave ajo publikoi një video në Instagram, ku u shpreh se nuk ka folur më parë, pasi i takonte vetë Britney-t që të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj.
“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht. Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them.