Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor pritet të dalë nesër në një protestë, si reagim për burgosjen e dy kolegëve të tyre mjekë, pas ngjarjes në Velipojë.
Sindikata fton të gjithë mjekët që të marrin pjesë në këtë tubim, për t’i thënë: “ndal abuzimit me burgosjen për show të punonjësve të shërbimit shëndetësor”.
“Nesër, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikatës tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te këtij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundërshtim me ligjin te dy kolegeve tanë mjeke te këtij spitali. BASHKOHUNI ME NE! EJANI NË TUBIM ! TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOË TE PUNONJESVE SHENDETESOR! Koha eshët tani! Te gjithë bashke për te drejtat tona ne pune!!”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.
Kryesia e Sindikatës i është drejtuar me një letër dhe drejtorit të Spitalit të Traumës, ku shprehin shqetësim për arrestimin e mjekëve dhe trajtimin sipas tyre në mënyrë të njëjtë me kriminelët.
fax