Performojnë artistë të huaj
“Albanian Guitar Festival “është ndalur mbrëmjen e kaluar edhe në qytetin e Elbasanit.Në ambientet e kishës “Shën Maria” u zhvillua një recital muzikor nga artisti spanjoll Eduardo Inestal.
Qëllimi i këtij recitali ishte bashkëpunimi me vendet e tjera si dhe ti dhuronte një mbrëmje të veçantë të ftuarve të cilët ishin kryesisht të publikut elbasanas.
Recitali vazhdoi me performancën e një prej artistëve me të mire italian ku me tingujt e muzikës arriti të bënte për vete të ftuarit.
Në ketë eveniment nuk munguan dhe turistët e huaj të cilët u shprehen të lumtur dhe mjaft të nderuar me mikpritjen e qytetit të Elbasanit. Sipas të ftuarve aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta në qytetin e Elbasanit.
Sipas drejtorit të qendës artistike ky recital do të vazhdoj dhe në ditët në vijim në të tjera qytete të vendit tonë. Ai u shpreh i lumtur që vendi ynë ka qytetarë artdashës dhe se pjesëmarrja në këto të fundit nuk mungon .
Në fund mbrëmja u mbyll me një përshëndetje të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit të cilët e pritën me durtrokitje çdo pjesë të pregatitur .