Ronela Hajati është një nga këngëtaret që i ka ofruar shumë tregut muzikor shqiptar, por gjithmonë është cilësuar si e nënvlerësuar nga publiku në raport me këngët dhe punën që bën për realizimin e tyre. E ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Pardon my french”, Ronela u shpreh se ajo nuk ka një skuadrër të madhe që punon për të, sepse pjesën më të mdhe të gjërave i bën vetë.
“Nuk kam një team gjigant që vjen pas meje. Unë kam një menaxher që merret me koncertet e mia, kam bashkëpuntorët në studio dhe pastaj çdo gjë ndodh sipas kokës time. Unë dua që të më blihen këngët jo të paguaj për të mi parë këngët”, u shpreh Ronela.
Gjithashtu ajo nuk nguroi të hidhte disa thumba për një pjesë të artistëve të rinj, që sipas saj nuk kanë as kulturë e as formim artistik.
“Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh kulturë e formim artistik.Sado që unë mund të bëj këngë eksplicite apo balada, mund ta bësh kur njerëzit janë mësuar me ty. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të të zhdukin ty, në një shtet tjetër kjo nuk do ndodhte. Unë nuk dua të gjykoj. Ske çfarë bën, të paktën të përpiqesh të ecin këngët e tua,” u shpreh Ronela.
Ajo zbuloi më pas se gjatë vjeshtës do të vijë me një këngë baladë pas shumë kohësh dedikuar babait të saj të ndjerë.
icon style