Bashkimi Evropian sapo ka gjobitur Volkswagen Group dhe BMW me një shumë totale prej $1 miliardë pasi u verifikua se këto kompani ngadalësuan me qëllim përdorimin e teknologjive që do të ndotnin më pak mjedisin.
Volkswagen Group, ku përfshihet Audi dhe Porsche, duhet të paguajë $595 milionë, ndërkohë që BMW do të paguajë $442 milionë. Në këtë skemë mashtrimi ishte i përfshirë dhe kompania mëmë e Mercedez Benz, Daimler, e cila arriti t’i shpëtojë gjobës pasi bashkëpunoi me rregullatorët për zbardhjen e kësaj çështjeje.
Skema e aplikuar në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me skandalin e mëparshëm të Volkswagen Group, Dieslgate, ku kompania instaloi një software në makinat e saj me djegie të brendhshme që mashtronte rregullatorët duke nxjerrë rezultate fiktive mbi ndotjen që shkaktonin në mjedis. Kjo gjë i kushtoi mjaft shtrenjtë Volkswagen, rreth $40 miliardë, mirëpo me sa duket ata nuk “zunë mend” nga kjo gjobë e majme.
Dega ekzekutive e BE shkruajti në një deklaratë se: “5 prodhuesit e makinave Daimler, BMW, Volkswagen, Audi dhe Porsche kishin në dorë teknologjinë për të ulur emëtimet e gazeve të dëmshme përtej standarteve zyrtare të BE. Mirëpo ata vendosën të mos e përdorin këtë teknologji duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Ne nuk mund ta tolerojmë këtë bashkëpunim”.
geek