Kur jemi vetëm 48 orë larg finales së Kampionatit Europian mes Anglisë dhe Italisë, trajneri i këtyre të fundit, Roberto Mancini ka komunikuar me tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka ndalë emocionet e përjetuara dhe ka komentuar momente të caktuara gjatë këtij edicioni.
Aventura në grupe – Nisi gjithçka me një ditë shumë të bukur në Romë ndaj Turqisë, ku u kthye publiku dhe morëm një fitore të bukur. Më pas goli i Locatellit ndaj Zvicrës na hapi dyert e kualifikimit, pasi nuk ishte e lehtë të luaje përballë tyre.
Përqafimi me Viallin dhe fitorja ndaj Belgjikës – Viallin e përqafova pas golit të Chiesës ndaj Austrisë. Ishte ndeshja e parë me eliminim direkt dhe po vuanim jo pak në fushë, ndaj ai ishte një gol çlirues për ne në pankinë, por edhe për skuadrën në fushë. Ndaj Belgjikës goli i Insignes na dha shumë qetësi, ndonëse ajo penallti më pas rihapi ndeshjen. Nuk dua të hyj në polemika për penalltinë, por ishte një 11-metërsh që pa VAR edhe mund të jepej.Reklamë
Penalltia e Jorginhos dhe festa me dedikim për Spinazzolën – Ndaj Spanjës ishte një tjetër ndeshje e vuajtur, që e përballuam në mënyrën më të mirë. Jorginho është fantastik në ekzekutimin e 11-metërshave dhe kur erdhi radha e tij, të gjithë ishim shumë të qetë. Festuam me dedikim për Spinazzolën, pasi tregoi se është një nga anësorët më të mirë në botë, por fati nuk ishte me të, pasi u dëmtua në momentin më të mirë.