Trafiku në ditët e sotme është një ndër problemet më madhore të jetesës në qytet. Mirëpo kjo kompani nga Bjellorusia beson se zgjidhja e duhur për këtë problem është instalimi i një rrjeti transportimi të ngjashëm me teleferikët.

Në muajin qershor uSky Transport ndërtoi një linjë testuese prej 400 metrash në Sharjah shumë pranë Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesa e brendshme është dizenjuar si një suitë e klasit të parë në aeroplanë, ku përfshihen dritare të gjata nga dyshemeja e deri në tavan për të shijuar pamjen, 2 kolltukë të rehatshëm dhe dy karrige të palosshme. Në kabinë mund të akomodohen deri në 4 persona.

Mendohet se një rrjet i mirë implementuar në një qytet mund të ofrojë transportimin e 10,000 pasagjerëve në orë, për faktin se shpejtësia e lëvizjes së kabinave mund të arrijë deri në 150 km/h. Kompania tregon se objektivi i këtij projekti është shmangia e trafikut nëpër qytete dhe zgjerimi i hapësirave publike dhe parqeve. ”Niveli i sipërfaqjes së tokës është i tejmbushur dhe njerëzit janë të lodhur nga rradhët e gjata në trafik.” thotë Oleg Zaretskiy, CEO i uSky Transport.

Përllogaritjet e hershme tregojnë se ndërtimi i një kilometër linje do të kushtojë deri në $150 milionë. Ky sistem synon dhe transportimin e mallrave përmes kontenierëve që mbajnë pesha deri në 40 ton në shpejtësinë 90 km/h.

geek