Një ngjarje e rëndë tronditi Krujën pak ditë më parë, ku 51-vjeçari Artan Ismalaja vrau bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe e më pas tentoi të vrasë veten.

Vetëm pak ditë pas krimit monstruoz, ka ardhur edhe një reagim nga nëna e së ndjerës, e cila përmes një postimi shpreh mllefin dhe zemërimin e akumuluar që nga vdekja e së bijës.

E revoltuar ajo thotë se do të marrë hak vetë dhe se jeton e fortë për dy fëmijët që ajo la pas.

“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri. Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.

fax