Vajza e vetme e familjes Gjebrea, Anna, është rritur mjaftueshëm sa për të ngatërruar babi Arditin. Anna tashmë duket si një kopje e nënës së saj, Anilës dhe aq shumë ngjason me të sa Arditi nuk mundet të bëj dallimin mes tyre ndonjëherë.

Moderatori ka postuar në Instagram një foto të vajzës, që shihet duke punuar me laptop. Ajo ka gati tipare identike me të ëmën, duke pasur një ngjashmëri të frikshme me të.

“Ktheva kokën për një moment dhe mendova se ishte Anila”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së vajzës.

Aktualisht Anna ka vëmendjen maksimale të familjes, si më e vogla e shtëpisë, por edhe e vetmja që po jeton me mamin e babin. Prej vitesh djali i Gjebreas, Joni, jeton në Amerikë dhe nuk mund të jetë pranë familjes në çdo moment. Madje ai ka munguar edhe në ditët më të rëndësishme, megjithatë është gjendur pranë tyre përmes teknologjisë dhe postimeve në rrjete sociale.

Para disa ditësh Ardit Gjebrea festoi ditëlindjen dhe Joni i bëri urimin më të bukur përmes një postimi në Instagram.

“Urime ditelindjen vellai im i madh. Shpresoj që dita jote te jete po aq e vecante sa ti. Jam kaq me fat qe mund te te therras babai im @arditgjebrea”, shkruan Joni në urimin për Ardit Gjebrean.

icon style