Këtë të diel, një nga ish-konkurrentet e “Love Story” na dha një lajm mjaft të ëmbël.

Bëhet fjalë për Redonën, e cila arriti të rrëmbejë menjëherë zemrat e publikut, e cila arriti shumë pranë finales së “Love Story”.

Edhe pse nuk e gjeti dot njeriun e zemrës, fati nuk ka vonuar dhe i ka buzëqeshur Redonës, e cila publikoi disa fotografi shumë të bukura, duke na dhënë lajmin e bukur se ka gjetur shpirtin e saj binjak.

Redona dhe partneri i saj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke shkëmbyer unazat e fejesës, teksa kanë organizuar një festë mjaft të veçantë me njerëzit e zemrës.

icon style