Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë do të luajnë në finalen e madhe të “Euro 2020” sonte në orën 21:00.
Anglia dhe Italia janë gati për ndeshjen e jetës dhe duan ta fitojë trofeun e më të mirit në Kampionatin Evropian në ndeshjen që zhvillohet në Wembley.
Si ekipi i Gareth Southgate, ashtu edhe ai i Roberto Mancinit kanë bindur shumë në këtë “Euro 2020” dhe kanë arritur me meritë në finalen e madhe.
Por, kush ishin lojtarët më të mirë te Anglia dhe Italia deri më tani?
Faqja e specializuar e statistikave Ëhoscore, ka përpiluar një formacion të kombinuar me lojtarët më të vlerësuar të dy kombëtareve.
Tre Luanët janë më të shumtë në numër, pasi gjenden gjashtë lojtarë në formacion, kundrejt pesë të Italisë.
Lojtari më notën më të lartë mesatare deri më tani në këtë formacion është Harry Maguire (7.76), ndërsa pas tij vjen Marco Verratti (7.68).
fax