Fama e Dhurata Dorës tashmë ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe falë kësaj ka arritur të bëhet e njohur në shumë vende të botës.
Suksesi i këngën “Zemër” vijon dhe pse kanë kaluar plot dy vite nga publikimi i saj. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Dhurata Dorës me Soolking. Suksesin e madh të këngës e tregon edhe numri i madh i klikimeve në kanalin “Youtube” pasi ka arritur të mbledhë më shumë se 600 milionë klikime.
Ky lajm padyshim që e ka bërë shumë të lumtur Dhuratën, e cila gëzimin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Për më tepër emri i Dhuratës nuk është i njohur vetëm brenda rrethit të muzikës. Në listën e shumë personave që ndjekin artisten shqiptare, është vënë re se përfshihet edhe një futbollist shumë i njohur. Bëhet fjalë për Vinicius Jr., futbollist brazilian, i cili luan si sulmues i krahut në skuadrën e Real Madrit.
icon style