Dashi-Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni reagime të tepruara dhe sidomos të mos merrni shumë vendime drastike, sidomos nëse po mundoheni të rikuperoni një raport.
Demi-Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të merrni pjesë në evente të rëndësishme, lidhur me realizimin e një projekti të ri. Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të qetë dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin me kolegët.
Binjakët-Parashikohet një ditë e suksesshme, e cila do ju shohë të përfshirë në çështje vendimtare për karrierën tuaj profesionale. Nëse në familje kohëve të fundit ka patur momente tensioni, duhet të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Kompromiset janë shumë të mundshme.
Gaforrja-Mundohuni që ta kaloni këtë të mërkurë në mënyrë aktive dhe dinamike, për shkak se intuita juaj do ju mundësojë që të bëni progres të ndjeshëm në vendin e punës. Kjo ditë është mjaft e favorshme për të zhvilluar takime.
Luani-Është mjaft e rëndësishme që të rishikoni raportet tuaja ndërpersonale dhe të largoni të gjithë personat që nuk ju përshtaten. Në dashuri parashikohen fitore të mëdha, njëlloj si dhe në punë. Ndaj mundohuni që të jeni sa më pozitiv.
Virgjëresha-Parashikohet një fundjavë relaksuese dhe e rëndësishme për të marrë disa përgjigje në dashuri. Nisni me planifikimin e aktiviteteve verore. Bashkëpunimet janë mjaft të favorshme.
Peshorja-Do të keni mundësi të takoni një person nga e kaluara juaj, gjë që do të ngjallë tek ju ndjesi mjaft pozitive. Duhet të jeni më të hapur për dialog dhe mos u druani që të përballeni, pasi mund të zbuloni anë të karakterit, të cilat i keni injoruar prej kohësh.
Akrepi-Mos jini dembel, për shkak se tashmë keni të gjitha kapacitetet për të marrë rezultate të mëdha në vendin e punës. Edhe në dashuri, duhet të jeni sa më karizmatik dhe tërheqës, ndaj mos i shmangni daljet. Veç duhet të bëni kujdes sa i takon shëndetit fizik.
Shigjetari-Kjo është një periudhë tranzicioni e rëndësishme, e cila do ju lejojë që të kompletoni të gjithë pritshmëritë tuaja dhe prioritetet, sidomos sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.
Bricjapi-Një takim romantik do ju lejojë që të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Nga ana tjetër ditët e fundit ju kanë gjetur mjaft të ngarkuar, kështu që do të ndjeni nevojën për të marrë më shumë kohë për veten dhe çështjet e ndjenjave. Parashikohen avantazhe të mira edhe nga pikëpamja ekonomike.
Ujori-Sugjerohet që gjatë kësaj të mërkure të mos hyni në konflikt me familjen ose partnerin/en. Do të jeni mjaft të ndjeshëm dhe emocional për të përballuar një konflikt pa lënduar dikë. Këshillohet që të përqendroheni vetëm në prioritetet tuaja.
Peshqit-Mundohuni që të merrni kohë, për të organizuar sa më mirë prioritetet tuaja. Në këtë mënyrë do të shmangni të papriturat apo shqetësimet në punë, lidhur me një projekt të ri. Dashuria ju bën mjaft euforik.
fax