Vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi Webster, është një ndër bebushat më të njohur e të komentuar në mbarë botën.

Me qëndrimin, sjelljet e ëmbëlsinë e saj, Stormi ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe merr gjithmonë vëmendjen e  ndjekësve të mamasë së saj në Instagram.

Së fundmi, Kylie i habiti të gjithë teksa u tregoi ndjekësve në rrjete sociale se Stormi do të hapë markën e saj të parë të suksesshme.

Këtë lajm e ka dhënë nëpërmjet një vidoje të publikuar në “Youtube” ku dhe flet për linjën e bukurisë. Në këto imazhe, Jenner dhe nëna e saj diskutojnë për linjën e gjatë të grave sipërmarrëse në familjen e tyre, modelet që Stormi ka në jetën e saj për të ndjekur.

3-vjeçarja shihet në zyrat e “Kylie Cosmetics”, me një tavolinë rozë e të bardhë për fëmijë, të cilën Jenner e quajti “zyra ku Stormi realizon bizneset e saj”.

 “Aktualisht ajo po lançon një markë sekrete të vogël së shpejti me të cilën kemi punuar për ca kohë”, tha Kylie.

Akoma nuk dihet se për çfarë marke bëhet fjalë, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim dhe se si do të jetë përfshirja e së voglës në këtë biznes të ri.

icon style