Ditën e sotme, Genci feston ditëlindjen dhe nuk kisghte si të mungonte një urim mjaft i ndjerë nga ana e Enit për dashurinë e saj. Ajo ka publikuar një foto ku dyshja shihet duke u relaksuar, krahas së cilës i ka dedikuar fjalët më ët ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Për burrin tim të mrekullueshëm, i cili më surprizon gjithmonë. Ti je shoku im më i mirë dhe dashuria ime përgjithmonë! Të dua me gjithë zemër @gencprelvukaj. Ps: Doja të të bëja diçka shumë të veçantë për ditëlindjen tënde dhe pastaj u kujtova se ti tashmë më ke mua”, ka shkruar Eni krahas fotos.
Për një kohë të gjatë çifti i njohur e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë, ndonëse përfliteshin prej kohësh në media. Derisa një moment ata vendosën të shfaqeshin përdore publikisht dhe t’i tregonin gjithë botës që janë bashkë.
Në 3 nëntor të 2018-s Genci i bëri një super propozim në Plavë Eni Koçit. Ndërkohë në verën e vitit të shkuar u raportua se dyshja do të martoheshin gjatë vjeshtës. Thuhej se gjithçka ishte gati dhe se festa do të ishte një ceremoni tejet private, thjesht si një simbolikë për ta pasur kujtum. Mirëpo diçka e tillë nuk ndodihi, sepse në rrjete sociale nuk pamë kurrë pamje nga martesa.
icon style