Ndonëse në ditët e para të tij në krye të Lazios, trajneri Muarizio Sarri ka marrë në mbrojtje skuadrën.
Tekniku, i është kthyer tifozëve që po kritikonin sulmuesin shqiptar Vedat Muriqi. Tekniku toskan, është afruar pranë tribunës dhe i ka thënë turmës së njerëzve: “Nëse ju dëgjoj të flisni gjëra të tjera për Muriqin, do ta boshatisni tribunën”, u tha tifozëve ish-trajneri i Napolit dhe i Juventusit.
Sipas Calciomercato.com, një grup tjetër i mbështetësve të Lazios e lavdëruan trajnerin për mbrojtjen e sulmuesit i cili nuk kishte arritur t’i plotësonte pritjet në sezonin e tij të parë në klub.
Muriqi u transferua në Stadio Olimpico në një marrëveshje prej 18.5 milionë euro nga Fenerbache në verën e vitit 2020, por shënoi vetëm një gol në 27 paraqitje me Biancocelesti në Serie A sezonin e kaluar.
Sarri, i cili fitoi Ligën e Evropës me Chelsean në 2018, ka zëvendësuar Simone Inzaghin në Lazio, duke nënshkruar një marrëveshje dy-vjeçare me Aquile.
fax