Është thelluar akoma më tej bilanci i viktimave nga përmbytjet në Europën Perëndimore. Të paktën 183 persona kanë humbur jetën, ndërkohë qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Nisur nga kjo situatë kancelarja Angela Merkel do të vizitojë ditën e sotme zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit.

Kancelarja është planifikuar të udhëtojë të dielën në fshatin Schuld në shtetin Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë perëndimore, ku lumi i fryrë Ahr çoi larg shtëpitë dhe mbeturinat e mbetura të grumbulluara në rrugë.

“Të paktën 156 njerëz kanë vdekur që nga e mërkura në përmbytjen më të rëndë të Gjermanisë në kujtesën e gjallë”, tha policia.

Vetëm në shtetin Rheinland-Pfalz, policia raportoi 110 të vdekur dhe 670 të plagosur. Të paktën 27 persona kanë humbur jetën gjithashtu në Belgjikën fqinje. Ekipet e shpëtimit në të dy vendet ishin duke kërkuar nëpër rrënoja për të gjetur viktima dhe të mbijetuar, shpesh në kushte të rrezikshme.

Reshjet historike goditën gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën.

fax