Ish-kandidati i skualifikuar nga gara për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar të Partisë demokratike ku u përzgjodhën 300 anëtarët e rinj.
Elezi përmes një postimi në facebook ka atakuar sërish kryedemokratin Basha, duke thënë me ironi se ‘Kuvendi i Kthesës së Madhe’ ndodhi dhe tashmë PD është shndërruar plotësisht në “Partinë e Republiksave të Rinj”.
Gjithashtu Elezi shprehet me ironi se kthimi i ‘Doktorit’ në ‘Luledhims’, duke iu referuar mbështetjes së Berishës ndaj Bashës, është garanci për rrënimin e PD-së.
Postimi i plotë: Kuvendi i ktheses !
Do mbahet mend si kuvendi i ktheses se madhe, kthimin perfundimtar te PD ne Partine e Republikasve te Rinj.
Kete kthese historike e vulosi vete Doktori me kthimin i tij ne Luledhims dhe si garanci per rrenimin e planifikuar te PDSH.
Nuk e kisha kuptuar me pare thelbin e shprehjes se nje “autokrat” i madh mund te jete po aq servil i madh.