Katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League kanë njohur rivalët e tyre në turin e tretë. Teuta nëse arrin të mposht Inter Esclades, në turin e tretë do të përballet me irlandezët e Shamrock Rovers, një short pozitiv në letër.

Partizani do të përballet në turin e tretë me fituesin e çiftit Ujpest-Vaduz por më parë duhet të kalojnë Bazel.

Një short aspak pozitiv për Vllazninë e cila në turin e tretë mund të gjejë një gjigand si Qarabak nëse arrin të kalojë AEL Limassol.

Të pafat edhe kurbinasit. Nëse Laçi arrijnë të kalojnë Craiova në turin e tretë i presin gjigandët e Anderlecht.

fax