Teksa përmbytjet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Gjermani, është thelluar edhe bilanci i shqiptarëve që kanë humbur jetën në këtë katastrofë natyrore.
Një vajzë e re nga Kosova ka vdekur. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.
Sipas mediave kosovare lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetin social ‘Facebook’. Dje u raportua edhe për vdekjen e një cifti po nga Kosova.
(BalkanWeb)