Mes mijëra problemeve, Tokyo 2020 pritet të nisë për pak ditë ndërsa fshati Olimpik po mbushet me sportistët nga i gjithë globi. Edhe pse shumë yje nga disa disiplina nuk do të marrin pjesë, do të ketë të tjerë që do të shkëlqejnë teksa janë zbuluar edhe sportistët më të pasur që do të garojnë në Tokyo.
Revista amerikane Forbes ka publikuar listën e nëntë atletëve më të paguar mes atyre që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, duke marrë parasysh të ardhurat e atletëve për periudhën midis 1 majit 2020 dhe 1 majit 2021.
Shifrat përfshijnë fitimet në fushë (premio parash, paga dhe bonuse) dhe të ardhura jashtë fushës (sponsorizime, të drejtat e imazhit dhe marrëveshjet e licencimit). Ndërkohë te shifrat nga Forbes për NBA pasqyrohet edhe një ulje prej 20% të pagave bazë të lojtarëve pas pandemisë nga Coronavirus.
- Erdogan: Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës
- E zë korrenti teksa po peshkonte në lumin Erzen, humb jetën 55-vjeçari në Durrës
Në total janë tre sporte ku përfaqësohen: basketbolli – i cili dominon pjesën tjetër – tenisi dhe golfi. Vendi i parë shkon për yllin e Brooklyn Nets Kevin Durant, i cili ka grumbulluar 75 milion dollarë fitime gjatë vitit të kaluar
E dyta, më paguara është tenistja japoneze Naomi Osaka, e cila preku pragun prej 60 milion dollarësh. Për të, 55 milion dollarë nga sponsorizimet, mbi 20 marrëveshje në këtë kategori, dhe 5 milion dollarë nga fitimet e trofeve dhe pjesëmarrjet.
Podiumi përfundon me një tjetër basketbollist, Damian Lillard, playmaker i Portland Trail Blazers. Lojtari i NBA ka fituar 40.5 milion dollarë gjatë vitit të kaluar. Mes marrëveshjeve sponsoriziese që ka firmosur, ekziston edhe një akord dhjetë-vjeçar me Adidas me vlerë 100 milion dollarë.
Këta janë atletët e tjerë në renditje, që nga fituesi i freskët i Wimbledon Novak Djokovic e te basketbollisti amerikan Jrue Holiday.
Novak Djokovic (tenis) – 34,5 milionë dollarë
Rory McIlroy (golf) – 32 milionë dollarë
Devin Booker (basket) – 30,5 milionë dollarë
Kei Nishikori (tenis) – 30,5 milionë dollarë
Khris Middleton (basket) – 27 milionë dollarë
Jrue Holiday (basket) – 23 milionë dollarë
abc